
Shefi i Urgjencës në Spitalin e Traumës, Agustin Suma ka deklaruar se nuk ka asnjë pacient të intubuar apo humbje jete nga protesta e studentëve. Dëmtimin më të rëndë e ka pësuar 19-vjeçari L.B, i cili nga dhuna policore përfundoi me këmbën e thyer. I riu ka mbërritur në gjendje stabël në spital, tha shefi i Urgjencës. Ai deklaroi gjithashtu se ka marre trajtim mjekësor edhe një përfaqësues diplomatik me lëndime në kokë.
Agustin Suma: Gjatë pasdites së sotme në Spitalin e Traumës janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore protestues, efektivë, kalimtarë. Dëmtimi më i rëndë është një frakturë e kërcirit të djathtë që do të trajtohet sipas procedurës. Ritheksoj që nuk ka asnjë pacient të intubuar dhe asnjë humbje jete.
Nga ana e 127 është bërë imobilizimi në terren. Tek ne ka ardhur në gjendje të stabilizuar. Djali është në gjendje të stabilizuar. Ndihma e parë është dhënë nga ekipi ortoped dhe djali po plotësohet me të gjitha ekzaminimet e tjera dhe është për ndihmë në ortopedi.
Përfaqësuesi i trupit diplomatik austriak ka ardhur nga QSUT, kishte disa dëmtime në kokë, është përcjellë me mjekim në shtëpi.
***
Në total, te Trauma janë trajtuar 7 policë, ndërsa momentalisht po trajtohen 3 raste.
and then