Protesta e të rinjve te Ministria e Arsimit/ Sërish tensione, policia hedh ujë me presion ndaj turmës, protestuesit kundërpërgjigjen me gurë. Nisin shoqërimet

Tensionet janë rikthyer në protestën e studentëve dhe gjimnazistëve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë.

Policia ka ndërhyrë duke përdorur ujë me presion ndaj turmës, ndërsa protestuesit janë kundërpërgjigjur duke hedhur gurë në drejtim të efektivëve.

Situata është përshkallëzuar, ndërsa raportohet se kanë nisur edhe shoqërimet e protestuesve nga policia. Tubimi vijon në kuadër të protestave dhe bojkotit të mësimit nga të rinjtë në Tiranë.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×