VIDEO/ Dhunuan policin, efektivët hakmerren keq, tërheqin zvarrë protestuesit në Shkodër

Tensione dhe shoqërime protestuesish janë regjistruar në Shkodër, pas përplasjeve mes të rinjve që protestojnë prej orëve të mëngjesit dhe forcave të policisë. Pas incidentit gjatë protestës, ku u dëmtua komandanti i forcave të rendit, Fasli Rama, situata është shoqëruar me ndërhyrje të policisë ndaj protestuesve.

Në pamjet nga vendngjarja, efektivët e policisë shihen teksa tërheqin protestuesit e ndaluar dhe i fusin me forcë në ambientet e komisariatit. Një tjetër protestues, që ndodhet pas tyre, dëgjohet duke bërtitur dhe duke reaguar ndaj ndalimit.

Protesta në Shkodër ka nisur që në mëngjes, ndërsa përplasjet mes të rinjve dhe policisë kanë shoqëruar zhvillimet e saj.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×