
Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në qendër të Tiranës, në sheshin Skënderbej, ku News24 po transmeton live. Policë të veshur civilë, por dhe me uniformë, të maskuar, po ndalojnë qytetarët që kalojnë në shesh, ndërsa objektiv të tyre kanë të rinjtë, mes tyre dhe të mitur.
Teksa gazetari Klevin Muka po raportonte live, u panë 3 policë, të pajisur me shkop hekuri dhe gome, ndiqnin të rinjtë. Ndërkohë, kolegët e tyre të veshur me uniformë, ndaluan forcërisht dhe dhunuan live me shkop gome një 17-vjeçar.
Në shenjë të rënduar, i riu bërtiti disa herë duke thënë; nuk kam bërë gjë, nuk jam protestues, më lëshoni”. Po pavarësisht këtyre pretendimeve, ata e kanë marrë me forcë adoleshentin dhe e kanë futur në makinën e policisë. Ndonëse ndërhynë dhe qytetarët dhe kërkuan llogari policisë, madje dhe gazetari Muka, policia ka vijuar planin e saj, ndalimin e dhunshëm të adoleshentit.
and then