“Rama ik!”/ Gjimnazistët e Prrenjasit dalin në protestë në solidarizim me studentët në Tiranë, marshim në rrugët e qytetit

Thirrjet “Rama ik” dhe shpërthimi i materialeve të vogla piroteknike shoqërojnë protestën e të rinjve. Gjimnazistët e Prrenjasit i janë bashkuar valës së protestave që kanë përfshirë vendin, duke shprehur solidaritet me studentët që po protestojnë në Tiranë.

Të rinjtë kanë marshuar në rrugët e qytetit, duke brohoritur thirrjet “Rama ik” dhe duke përcjellë mesazhet e tyre të pakënaqësisë. Gjatë marshimit janë ndezur edhe materiale të vogla piroteknike, duke i dhënë protestës një atmosferë më të tensionuar.

Dalja në rrugë e gjimnazistëve të Prrenjasit tregon se reagimi i të rinjve po shtrihet edhe jashtë kryeqytetit, ndërsa protestat vijojnë të tërheqin pjesëmarrës nga qytete të ndryshme të vendit.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×