E PAPRITUR/ Barazimi në debutim ndryshon gjithçka për Egnatian, superkompjuteri projekton rrogozhinasit të kalojnë turin e parë

Skuadra e Egnatias e ka nisur me një barazim 1-1 pjesëmarrjen e saj në fazën në grup të Ligës së Konferencës, duke ndalur një ekip me shumë përvojë siç është Midtjylland i Danimarkës. Dhe ky barazim ka rritur shanset që ka skuadra e Nevil Dedes për të kaluar në fazën tjetër të turneut.

Këtë tashmë e thotë edhe superkompjuteri i “Football Meets Data” i cili projekton ekipin rrogozhinas mes 24 të parëve në fund të fazës në grupo.

Ekipi kampion i Shqipërisë vlerësohet për momentin në vendin e 23-të, me një pritshmëri prej 7,4 pikësh në fund të 6 ndeshjeve në grup, sipas simulimeve të saj. Në 62,4% të rasteve rrogozhinasit e mbyllin mes 24 ekipeve të para, ndërsa kanë vetëm 5,6% mundësi që të përfundojë mes 8 ekipeve të para dhe të shmangë play-off.

asddsasdaadsdsaadsasdads



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×