Një turist është shoqëruar nga policia gjatë protestës, ndërsa momenti i ndërhyrjes është shoqëruar me tensione dhe përplasje verbale.
Rreth 10 efektivë janë përfshirë në shoqërimin e të riut. Në momentin e ndërhyrjes, një vajzë që ndodhej me të ka deklaruar se ai ishte turist dhe nuk kishte marrë pjesë në protestë.
I riu, i cili sipas saj nuk dinte shqip, është futur më pas në automjetin e policisë.
Gjatë shoqërimit, gazetari Renaldo Salianji është përplasur verbalisht me efektivët, duke kërkuar shpjegime se përse nuk lejonin mediat të filmonin ndërhyrjen.
“Mos më prek! Pse nuk lejoni mediat të filmojnë shoqërimin e një turisti?”, shprehet ai.
and then