
Gazetarja Xhensila Kodra në një raportim live ka shpjeguar më shumë për ngjarjen e rëndë në Tiranë, ku një person është gjetur pa shenja jetë në makinën e tij.
Kodra shpehet se ngjarja është ende mister, pasi nuk dihet nëse kemi të bëjmë me vrasje apo vetëvrasje. Kjo, sepse hetuesit ende nuk kanë hapur derën e automjetit, ku ndodhet viktima.
Dyshohet se është qëlluar me silenciator.
Xhensila Kodra: Viktima ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me bordurën e një pallati. Ismet Habili është viktima dhe nuk është person problematik për policinë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e 1 Majit. Nuk dihet nëse është vrasje apo vetëvrasje, sepse policia ende nuk ka hapur derën e automjetit. Ngjarja është raportuar në polici nga një qytetar, që ka thënë se ka vënë re një automjet të dëmtuar.
Viktima është gjetur i qëlluar me plumb në gojë në mjetin e tij. Po kryhen veprimet hetimore për ngjarjen.
and then