
Një aksident rrugor është regjistruar në Vrion të Sarandës, ku janë përplasur dy automjete tip “Volkswagen”. Si pasojë e aksidentit, nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Në aksident janë përfshirë një automjet tip “Volkswagen”, me targa IKX7066, me drejtues Spyros Kentros, dhe një tjetër automjet i së njëjtës markë, me targa AB084RL, me drejtuese Eranda Budo. Përplasja ka ndodhur në një segment të drejtë të rrugës në Vrion, pranë parkimit të një këndi lojërash për fëmijë.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Qarkullimit Rrugor të Sarandës. Të dy drejtuesit e mjeteve i janë nënshtruar testit të alkoolit, ku kanë rezultuar me 0.00 mg/l.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar nga automjeti me targa IKX7066, i drejtuar nga Spyros Kentros.
Policia po vijon procedurat për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
and then