VIDEO/ Me 5 furgona policie dhe masa të rrepta sigurie, dalin pamjet e shoqërimit të Ergys Agasit drejt burgut të Fierit

Dalin pamjet e shoqërimit të Ergys Agasit drejt burgut të Fierit, nën masa të rrepta sigurie. Agasi është shoqëruar nga pesë furgona policie, në kuadër të transferimit të tij nga paraburgimi i Bradasheshit.

Urdhri për transferimin e tij është firmosur nga drejtoresha e Burgjeve, Sadleva Bodo. Më herët, forcat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve mbërritën në paraburgimin e Bradasheshit, ku mbahej Agasi, për të kryer procedurat përkatëse të transferimit.

Agasi nuk është i vetmi që është transferuar në një institucion tjetër të vuajtjes së masës së sigurisë. Një ditë më parë, edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u transferua në burgun e Fierit.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×