
Trajneri i Egnatias, Nevil Dede komentoi fitoren 1-2 ndaj Tiranës.
“Shpresojmë që Bitri nuk është ndonjë gjë shumë serioze. Bari sintetik e ka vendosur në vështirësi pak me një problematikë që ka pasur disa muaj më parë. Më vjen keq për Grudën, në një situatë që mund të përfitonte. Do bëjmë kontrollet nesër dhe të shohim. Në futboll ka të tilla probleme. Na shqetësojnë sepse kemi ngarkesë më të madhe se të tjerët. Po luajmë dhe do vazhdojmë çdo 3 ditë. Më kënaq dhe komplimentoj djemtë për dëshirën mbi të gjitha dhe motivin. Po mbajnë të njëjtin standard, nivel loje dhe personalitet të skuadrës.
Mendoj që në pjesën e dytë, çunat e kuptuan se diferenca në fushë ishte. Pavarësisht tranzicioneve që po bënte Tirana në pjesën e parë, evidentuam pikat e dobëta të tyre. Zgjidhëm ndeshjen. Nuk mund të them sa fort jemi fizikisht përballë kundërshtarëve tonë. Diferenca bëhet. Bëmë rotacion, por nuk i ruajtëm dot të gjithë lojtarët. Problemi i Grudës dhe Bitrit, bëhet i pashmangshëm edhe për mua si trajner dhe për djemtë. Ata e kuptojnë që duhet të marrin përgjegjësi të mëdha, lodhje do ketë dhe shqetësime shëndetësore. Shpresojmë të mos jetë rasti i Sotës. Me vjen keq. Fitorja sot i dedikohet Sotës, këtu do fusim dhe Bitrin me Grudën.
Montenegro? Monte po mundohet shumë. Nuk po arrijmë dot t’i japim 90 minuta. Ishin 3 pikë shumë të rëndësishme. Nuk do kishte vlerë fitorja përpara, nëse sot nuk do merrnim maksimumin e pikëve. Në momente të caktuara jemi ndikuar, për të kërkuar rezultatin. Këtu është pak faji im në thonjza. Mungesa e tolerancës për të dhënë minuta më shumë. Besoj se Monte do vijë shumë shpejt, është i rëndësishëm, e njeh skuadrën dhe mentalitetin tonë. Ka qenë pjesë e Egnatias dhe më përpara. Sot bëri mirë deri në minutën e 55-të, një nga Montenegrot më të mirë që kam parë. Duhet t’i japim kohën e tij. Nuk kam pasur mundësi që t’i jap kohën që mundet t’i falë një trajner një lojtari, për t’i dhënë ritmin e duhur dhe të përshtatet me të gjithë dhe intensitetin e skuadrës sonë.
Është njerëzore që edhe ata duan të performojnë mirë në Europë, siç kanë bërë deri tani. Ngarkesa është e madhe. Po mundohemi maksimalisht që djemve t’i shpërndajmë ngarkesat. Dëshira dhe përgjegjësitë që marrin në fushë, pasi e shohin se kundërshtarët na vendosin në vështirësi; Të gjithë duan të tregojnë më të mirën e tyre përballë nesh. Po krenohen edhe ata vetë me ne. Na shikojnë në televizor në Ligën e Konferencën. Dua të na tregojnë se ndoshta dikush nga ata meriton të jetë me ne ose të ishin ata në Europë. Kjo është luftë e fortë sportive, garë e gjatë dhe maratonë. Shpresoj që ne me këto pikë të rikthejmë përsëri entuziazmin, dhe këto 3 ditë të rikuperojmë energjitë e duhura për t’u përballur me Kraiovan në Europë”,
and then