Ballist Morina takon Erion Vishkullin në Romë, i dhuron fanellën e kombëtares: Për autoktonin, Zoti është shqiptar

Një takim me simbolikë të veçantë është zhvilluar në Romë, ku Ismail Morina, i njohur ndryshe si Ballist Morina, ka vizituar Erjon Vishkullin, i cili po kurohet në një spital në kryeqytetin italian pas plagosjes së rëndë në sy gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë.

Gjatë vizitës, Morina i ka dhuruar Vishkullit një fanellë me flamurin që u valëvit mbi stadiumin e Partizanit të Beogradit më 14 tetor 2014, gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri. Një gjest që rikthen në vëmendje një nga episodet më të përfolura të historisë së futbollit shqiptar.

Krahas dhuratës, Ballist Morina i ka lënë edhe një mesazh emocionues dhe simbolik, ku shkruhet:

“Për autoktonin Erjon Vishkulli. Rroftë shpirti i shqiptarit. Përshëndetje fitores, Zoti është shqiptar”.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×