
E diela ishte një mbrëmje e veçantë për teknikun portugez Paulo Fonsecën. Lioni i tij u rikthye te fitorja, duke mposhtur Angersin me rezultatin 2-0 në Ligue 1. Në përfundim të ndeshjes, ish-trajneri i Romës dhe Milanit vrapoi drejt dhomave të zhveshjes me lot në sy.
Sporting Lisbona, sipas raportimeve të mediave portugeze, ka zgjedhur Fonsecën për të marrë menjëherë drejtimin e skuadrës, duke zëvendësuar Rui Borges, largimi i të cilit duket tashmë i afërt. Në këtë mënyrë ish tekniku i Milanit bëhet gati të nis një aventurë të re në vendlindjen e tij në Portugali.
Ndërkohë, sipas disa zërave të merkatos, Lioni mund të nisë një aventurë të re me ish teknikun e Juventusit ,Thiago Mottën.
and then