Grabitet banesa në Finiq, i marrin 6 800 eurot që kishte kursyer për operacionin, e moshuara dyshon te… bashkëshorti

Një banesë është grabitur mbrëmjen e 31 tetorit në fshatin Finiq. Pre e vjedhjes ka rënë Eleni Anastasi, së cilës i janë marrë 6 800 euro, varëse, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë. Paratë, sipas burimeve policore, e moshuara i kishte kursyer për të kryer një operacion mjekësor.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00–18:30, kur Anastasi kishte shkuar për vizitë te të afërmit, që banojnë jo shumë larg shtëpisë së saj. Kur është kthyer, ka gjetur dyert e shqyera dhe banesën të përmbysur. Pas denoncimit, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka kryer veprimet e para hetimore. Burime policore të Livadhjasë bëjnë me dije se janë marrë në pyetje si Eleni Anastasi, ashtu edhe bashkëshorti i saj.

Sipas burimeve, çifti është në proces divorci dhe gruaja jeton e vetme në banesën që e ka në pronësi të përbashkët me të shoqin. Ky i fundit kishte shkuar në shtëpi dy ditë para vjedhjes për të marrë rrobat e tij. Për këtë arsye, e moshuara ka shprehur dyshime edhe ndaj bashkëshortit, por deri më tani nuk ka një autor të identifikuar. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×