Mbrëmje rekordesh, Como “shkatërron” Lens, fitorja më e thellë në transfertë

Mbrëmje historike për Komon e Cesc Fabregasit, që regjistroi një fitore spektakolare 9-1 në transfertën ndaj Lensit, duke vendosur rekordin për fitoren më të thellë jashtë fushe në historinë e Champions League.

Skuadra italiane dominoi takimin nga fillimi deri në fund, duke shënuar tri herë në pjesën e parë dhe duke vijuar festivalin e golave edhe pas pushimit. Protagonisti kryesor ishte Tasos Douvikas, autor i një triplete, ndërsa në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Nico Paz, Da Cunha, Kempf, Liberali, Baturina dhe talenti 18-vjeçar Papaccioli. Goli i vetëm për Lensin u shënua nga Aguilar.

Përveç rezultatit historik, kjo mbrëmje solli edhe rekorde individuale. Douvikas kryeson listën e golashënuesve të Champions League me gjashtë gola në katër ndeshje, me sulmuesin grek që deri 2 sezone më pare ishte një emër i panjohur në botën e futbollit. Moment historik edhe për  Liberali dhe Papaccioli, të cilët shkruan emrat e tyre në historinë e klubit me golat e realizuar.

Me 19 gola në katër takime, Komo konfirmon ambiciet e saj në Europë, duke u renditur mes skuadrave më produktive të kompeticionit. Një mesazh i fortë nga skuadra e Fabregasit, që tashmë kërkon të vazhdojë këtë rrugëtim historik edhe në kampionatin italian.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×