
Ditën e sotme u zhvillua seanca e radhës paraprake për Nikoll Radaçin, i akuzuar për “Shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor”, pas aksidentit tragjik të 3 majit në Durrës, ku humbën jetën dy të mitur që po luanin në trotuar, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur rëndë.
Seanca u zhvillua nën drejtimin e gjyqtarit Elvis Sulejmani.
Në kuadër të procesit, është kërkuar edhe pushimi i akuzës për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, të parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal, me argumentin se për këtë vepër zbatohet ligji nr. 57/2026 “Për amnistinë”.
Sipas Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, deri më tani janë zhvilluar dy seanca gjyqësore për këtë çështje, më 2 dhe 10 nëntor.
Seanca e radhës është caktuar më 16 nëntor, në orën 10:45. Aksidenti i rëndë ndodhi mesditën e 3 majit në lagjen nr.15 të Durrësit. 3 fëmijë ishin duke luajtur me top në trotuar kur 57-vjeçari në gjendje të dehur, humbi kontrollin e mjetit dhe mori para të miturit, duke lënë të vdekur 2 prej tyre.
E.M., 12 vjeç dhe K. N., 10 vjeç ndërruan jetë, ndërsa fëmija tjetër 8 vjeç, arriti të mbijetojë, por me plagë të rënda. Kujtojmë e shoferi ishte raportuar disa herë në polici nga banorët e zonës, ndërsa ishte gjobitur dhe nga Rrugorja për shkelje të rregullave të sigurisë.
and then