
Është zbardhur identiteti i 39-vjeçarit shqiptar që u vra me armë zjarri në një atentat në zonën e Orihuela Costa, në Spanjë. Viktima është identifikuar si Luka Beqiraj.
Sipas mediave spanjolle, ngjarja e rëndë dyshohet se lidhet me një larje hesapesh dhe është regjistruar pak para orës 13:00, në kompleksin sportiv dhe argëtues Playa Flamenca Sport Club.
Beqiraj ndodhej në tarracën e një lokali, kur një person i armatosur iu afrua dhe qëlloi disa herë në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur në vend.
Pas atentatit, autori, i dyshuar si vrasës me pagesë, është larguar nga vendngjarja me një skuter elektrik. Kjo është bërë e ditur nga dëshmitarët që ndodheshin në zonë në momentin e krimit.
Policia spanjolle ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të atentatit, ndërsa autori është shpallur në kërkim.
Hetuesit po punojnë për identifikimin dhe kapjen e personit që kreu ekzekutimin, si dhe për zbardhjen e motiveve të vrasjes.
and then