Shifrat “flasin shqip”, kuqezinjtë shihen favorit ndaj Bjellorusisë, luajnë për dy rezultate

Me 12 pikë në 5 ndeshje, plus 2 në raport me Bjellorusinë, Shqipëria shkon e qetë në sfidën e fundit të Grupit C1, me kuqezinjtë që në letër luajnë për dy rezultate pasi në Budapest mjafton të mos humbasin për të arritur objektivin kryesor, të kualifikohen në Ligën B dhe mbi të gjitha të sigurojnë vazon e tretë gjatë shortin për kualifikueset e “Euro2028”.

Ndryshe nga Finlanda, e cila ishte një tabu e fortë për Shqipërinë, pasi kishim mbi 40 vite që nuk fitonim, ndaj Bjellorusisë, shifrat janë në favor të kuqezinjve.

Në 8 përballje ndërmjet tyre, Shqipëria ka siguruar 4 fitore, 2 humbje dhe 2 barazime. Suksesi i fundit është i freskët pasi ekipi i Maran triumfoi pastër 2-0 në “Air Albania”, në ndeshjen e vlefshme për Grupin C1 në Nations League. Kuqezinjtë kanë shënuar 12 gola në total, ndërsa kanë pësuar 10.

Statistikat
Statistikat

Edhe kompanitë e basteve e shohin Shqipërinë favorite pasi një sukses i mundshëm i kuqezinjve vlerësohet me koeficientin 1.90, ndërsa një triumf i mundshëm i Bjellorusisë vlerësohet me koeficientin 4.10.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×