
Edon Zhegrova ka konfirmuar edhe një herë rëndësinë e tij në përfaqësuesen e Kosovës, duke u renditur në krye të një prej statistikave më të rëndësishme individuale në këtë sezon të Ligës së Kombeve.
Sulmuesi kosovar ka spikatur me paraqitjet e tij në fushën e lojës, ndërsa ndikimi i tij në repartin ofensiv është reflektuar edhe në statistikat e publikuara nga platforma e njohur e rezultateve dhe analizave sportive, “Sofascore”.
Sipas këtyre të dhënave, Zhegrova është futbollisti me më së shumti driblime të suksesshme në këtë edicion të Ligës së Kombeve, duke regjistruar plot 20 driblime të suksesshme.
Një shifër që e vendos yllin e Kosovës përpara disa emrave të njohur të futbollit europian. Në vendin e dytë renditet talenti i RB Leipzigut, Antonio Nusa, me 15 driblime të suksesshme.
Ndërkohë, në këtë klasifikim spikasin edhe dy futbollistë të nivelit të lartë, Jeremy Doku dhe Jude Bellingham, të cilët kanë regjistruar nga 14 driblime të suksesshme secili.
and then