Lëvizte me armë zjarri në makinë, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë, çfarë iu gjet në “Range Rover”

Një 27-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri në automjet. Operacioni policor u kodua “Befasia” dhe u finalizua nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3.

Në rrugën “Dine Hoxha”, shërbimet e policisë ndaluan automjetin tip “Range Rover”, me të cilin lëvizte shtetasi K. H., banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të makinës, në kroskot u gjet një armë zjarri pistoletë, së bashku me municion luftarak. Arma dhe municioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa 27-vjeçari u arrestua në flagrancë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×