VIDEO/ Siguruan mbijetesën në Serinë A edhe pse u mposhtën 0-4, shihni festën e skuadrës së mbrojtësit të Kombëtares

Salernitana ka siguruar mbrëmjen e djeshme mbijetesën në Serinë A edhe pse u mposht thellë në shtëpi ndaj Udinezes me rezultatin 0-4.

salw

Skuadra e Kaljarit nuk përfitoi nga kjo disfatë nga ekipi i drejtuar nga Davide Nikola teksa barazuan 0-0 kundër Venecias në transfertë dhe duke rënë në Serinë B.

Sapo arbitri ka vërshëllyer fundin e takimit lojtarët dhe tifozët e Salernitanës kanë nisur festën ku do të jenë pjesë e 20 skuadrave në elitën e futbollit italian.

Skuadra e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Frederik Veselit, Salernitana e përfundoi Serinë A në vendin e 17-të në kuotën e 31 pikëve duke koleksionuar nga 38 ndeshje 7 fitore, 10 barazime dhe 21 humbje me një golavarazh 33-78.

– Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×