
Vullnet Sinaj bën pjesë te deputetët gjithnjë formalë. Në çdo dalje të tijën ai shfaqet serioz, i veshur zyrtar, duke preferuar të qëndrojë sa më larg pjesës rozë. Ndaj do të ishte e vështirë ta bëjë pjesë të kësaj rubrike, nëse nuk do të shihnim këtë pozë, kaq specifike.
Paparaci ynë ka mundur ta fotografojë deputetin e Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës, teksa ka lënë Parlamentin. Dhe gjëja e parë që ai bën është përgatitja e një cigareje. Duket se Sinaj zgjedh të konsumojë duhan me të dredhur, një pamje kjo e rrallë, sidomos në profilin e një politikanit.
E pasi kemi parë deputet me puro, çibuk, cigare elektronike, tashmë ishte momenti të shihnim edhe një ligjvënës me duhan të dredhur.