
Ajo është mjaft e njohur në rrjetet sociale TikTok dhe Instagram. Mirëpo shumë pak veta e dinë që ajo është edhe gruaja e yllit të Barcelonës, Ousmane Dembele.
Po flasim për Rima Edbouche e cila numëron qindra ndjekës në platformat online. Rima është me origjinë marokiene, ndonëse prindërit e Rimës u shpërngulën në Francë kur ajo ishte e vogël dhe ajo u rrit atje.

Në dhjetor, gjatë festave të Krishtlindjeve, Ousmane Dembele dhe Rima Edbouche u martuan në mënyrën tradicionale. Dasma e tyre u festua në një mënyrë marokene, pasi kishte muzikë dhe nusja kishte veshur një kaftan tradicional maroken.

Ylli i TikTokut dhe futbollisti nuk dihet saktësisht kur e kanë nisur lidhjen e tyre, pasi jetën personale kanë zgjedhur ta mbajnë shumë të fshehtë. Një detaj interesant mbi Rima Edbouche është fakti që edhe pse është shumë aktive në Instagram, nuk e shfaq kurrë fytyrën e saj.
Kujtojmë që Ousmane Dembele është një futbollist profesionist, i cili aktualisht luan për klubin e La Ligës Barcelona dhe kombëtaren e Francës. Dembele është një lojtar kyç për skuadrën e Xavit, i cili e transformoi plotësisht Barcelonën që kur u emërua trajner i tyre në nëntor 2021. Dembele pati një periudhë të vështirë te Barça për shkak të dëmtimeve të tij, por duket se pas martesës ai është një lojtar krejtësisht tjetër.

and then