Emily Ratajkowski fotografohet për herë të parë pas ndarjes nga burri, ja gjendja e modeles

emily-ratajkowski-dhe-sebastian-bear-mcclard

Emily Ratajkowski dhe Sebastian Bear-McClard po ndahen. Supermodelja dhe producenti janë ndarë zyrtarisht pas katër vitesh martesë, raportuan disa media më 18 korrik. Një burim i afërt me Emily tha për People, “Ata u ndanë së fundmi. Ishte vendim i Emit.” Asnjëri nga ata nuk ka folur për ndarjen.

Megjithatë, Emily është fotografuar duke ecur me qenin e saj teksa në gisht nuk mbante unazën e martesës. Duket se ajo ka konfirmuar kështu në heshtje atë që po raportojnë mediat.

Emily dhe Sebastian konfirmuan lidhjen në shkurt 2018, kur modelja njoftoi në Instagram se çifti ishte martuar në një në New York.

“Kam një surprizë,” shkroi modelja në një fotografi në atë kohë. “Unë u martova sot,” zbuloi ajo më pas ku shfaqej në një foto me të shoqin.

Më pak se dy javë më vonë, të porsamartuarit bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq së bashku në “Film Independent Spirit Awards 2018”. Çifti kaloi muajin e mjaltit në shkretëtirën e Jutas në mars 2018, duke shijuar një arratisje romantike.

Pas dy vitesh së bashku, Emily njoftoi se ajo dhe Sebastian ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku në një intervistë të tetorit 2020 për Vogue. Dyshja më vonë mirëpritën një djalë, të quajtur Sylvester Apollo Bear, në mars 2021.“Sylvester Apollo Bear na është bashkuar”, zbuloi Emily në Instagram.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×