Përplasi me automjet një qytetar, arrestohet 41-vjeçari në Durrës, në pranga edhe një tjetër për dhunë në familje

Policia

Dy persona në Durrës kanë rënë në pranga për vepra të ndryshme penale.

Në pranga ka rënë edhe një 41-vjeçar me inicilaet L.G., pasi duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar shtetasin K.L., i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu uniformat blu bëjnë me dije se është arrestuar 30-vjeçari A.M., pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, me vendimin e datës 28.06.2022, ka vendosur ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Durrës-Informacion- Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale, njëri prej tyre në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë ndaluan shtetasin në kërkim A. M., 30 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, me vendimin e datës 28.06.2022, ka vendosur ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin L. G., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar shtetasin K. L., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×