Nga kallëzimi i ministres Gjonaj, te shkarkimi nga detyra dhe mbyllja e hetimit, për çfarë akuzohej pronari i hotelit në Sarandë që iu vu tritol dje

Sarande 1 770x445

Mariel Murati, pronari i hotelit “Yacht” të sulmuar dy herë me eksploziv në Sarandë, rezulton i shkarkuar dhe kallëzuar penalisht nga Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Murati ishte emëruar në krye të ALUIZNI-it Sarandë në dhjetor 2016, por në korrik 2018, në një konferencë për shtyp, Ministrja e Drejtësisë deklaroi depozitimin e një kallëzimi penal ndaj Mariel Muratit dhe tre përgjegjësve të kësaj drejtorie, të sektorit të legalizimit dhe planifikimit urban dhe të sektorit të kalimit të pronësisë.

Ata dyshoheshin se në bashkëpunim kishin shpërdoruar detyrën duke legalizuar sipërfaqe në letra më të mëdha se ato në realitet si dhe për mos respektim të afateve dhe procedurave për raste të legalizimeve.

“BW” mëson se kjo dosje i kaloi Prokurorisë së Sarandës e cila çuditërisht edhe pse kallëzuesi ishte Ministrja e Drejtësisë, e pushoi atë. Burime të “BW” bëjnë me dije se në vitin 2019, ndaj Muratit kanë ardhur përmes Policisë së Shtetit edhe flete-thirrje nga Prokuroria e Krimeve të Renda pas një hetimi të prokurores Doloreza Musabelli, por edhe kjo çështje mësohet të jetë pushuar.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×