
Kim Kardashian ka bërë publikosht një kërkesë që reperi i njohur si Gunna të lirohet nga burgu.
Kim, e cila ka ndihmuar shumë njerëz të dalin nga prapa qelia gjatë viteve, postoi në Twitter mbështetjen e saj për reperin, me një hashtag.
Kim postoi në Twitter për 73.1 milionë ndjekësit e saj … “#FreeGunna” dhe emoji duke thënë “Free P” një referencë për këngën e tij “Vacation P.”
Gunna do të mbahet në një burg në Gjeorgji të paktën deri në janar, kur çështja e tij është planifikuar të shkojë në gjyq.
Gunna akuzohet për posedim droge me qëllim të shpërndarjes dhe marrjes së pronave të vjedhura, duke u deklaruar i pafajshëm për akuzat dhe ai po përpiqet shumë për lirinë e tij pasi ka shkruar një letër të hapur për Kushtetutën e SHBA në ditëlindjen e tij, të cilën e kaloi pas hekurave.