I kërkoi lekë nënës, pas debatit e qëlloi me thikë/ Zbardhet ngjarja në Fier, si u plagos 50-vjeçarja nga i biri

Fier

Zbardhet ngjarja në Fier, ku një 30-vjeçar masakroi me thikë nënën e tij. Gazetari Ervis Kuçi raportoi për “BalkanWeb” se djali, i cili dyshohet të ketë qenë në gjendje të dehur i ka kërkuar lekë nënës së tij Donikës.

Gruaja ka refuzuar dhe nënë e bir kanë debatuar me fjalë. Debati ka qenë i fortë dhe më pas djali ka marrë një thikë dhe e ka goditur disa herë.

Klaudio Çobaj është arrestuar pak minuta pas ngjarjes nga policia, teksa gruaja ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×