
Qeveria spanjolle ka nisur një fushatë verore për inkurajuar gratë e të gjitha formave dhe madhësive të shkojnë në plazh, pa u shqetësuar se si duket trupi i tyre.
“Vera është edhe për ne. Shijojeni sidoqoftë, kudo dhe me kë të doni. Sot ngremë një dolli për një verë për çdo grua, pa stereotipe dhe pa dhunë estetike ndaj trupit tonë”, shkroi Ministria e Barazisë në Twitter të mërkurën.
Posteri paraqet pesë gra në një plazh me rërë buzë detit, ndërsa edhe pushuesit e moshave dhe etnive të ndryshme janë paraqitur në fushatë. Imazhi përfshin një grua topless që i është nënshtruar mastektomisë (peracioni për të hequr gjirin ose një pjesë të tij), një grua me ngjyrë të veshur me bikini të verdha e ulur në rërë dhe një grua të bardhë me figurë më të plotë me një tatuazh të madh në krah.
🌊 El verano también es nuestro 💜
👙 Disfrútalo como, donde y con quien tú quieras🌞
🍹 Hoy brindamos por un verano para todas, sin estereotipos y sin violencia estética contra nuestros cuerpos.
🎨 @ArteMapacheArt para el @InstMujeres pic.twitter.com/7rwpXOEMhv
— Ministerio de Igualdad (@IgualdadGob) July 27, 2022
“The @Women’sInstitute lançon #SummerIsOurs. Trupa të ndryshëm, pa stereotipe gjinore, në të gjitha llojet e hapësirave. Vera gjithashtu na përket neve. E lirë, e barabartë dhe e larmishme,” shkroi në Twitter drejtoresha e Institutit të Grave në Spanjë, Antonia Morillas.
“Çdo trup është një trup plazhi. Trupat tanë duhet të kujdesen, respektohen dhe gëzohen“- tha Ione Belarra, ministre për të drejtat sociale.
Fushata shkaktoi reagime të ndryshme, me politikanin e majtë Cayo Lara që e quajti atë “kulmi i absurditetit”. Lara tha në një poster në Twitter se posteri “po përpiqej të krijonte një çështje ku nuk ekziston.”
Megjithatë, politikania Ángela Rodríguez Pam tha se burrat që besojnë se gratë nuk kanë nevojë për miratimin e ministrisë për të shkuar në plazh, e kanë humbur pikën e fushatës.
“Burrat që thonë se gratë e shëndosha tashmë mund të shkojnë në plazh pa leje nga ministria e barazisë. Sigurisht që ne shkojmë, por kemi të bëjmë me urrejtje për të treguar një trup që nuk i përshtatet normës. Ajo që ne po rikuperojmë është se të gjitha llojet e trupave janë në rregull”, shkroi në Twitter ministrja e re për barazi.
Një epokë e re?
Markat janë përballur më parë me kritika për promovimin e idealeve të bukurisë që sugjerojnë që gratë duhet të aspirojnë të jenë “të gatshme për trupin e plazhit” deri në verë.
Në vitin 2015, Protein world shpërndau billborde në qytetin e Nju Jorkut duke reklamuar një suplement diete, me një foto të një gruaje të hollë me bikini të shoqëruar me sloganin: “A je gati për trupin e plazhit?”
Fushata e kompanisë ushqimore të fitnesit kishte ngjallur më parë polemika në Britani. Në atë kohë, më shumë se 71,000 njerëz nënshkruan një peticion për ta hequr atë. Autoriteti i Standardeve të Reklamimit të vendit e ndaloi përfundimisht reklamën, duke përmendur “shqetësimet për një sërë pretendimesh për shëndetin dhe humbjen e peshës”.
Këto ditë, kompanitë po përpiqen të jenë më gjithëpërfshirëse me modelet e tyre të rrobave të banjës.
Marka me bazë në Nju Jork Chromat ka udhëhequr rrugën me dizajne eksperimentale dhe fushata me modele të ndryshme, duke ofruar gjithashtu koleksione për gratë trans. Në mënyrë të ngjashme, Victory Adaptive është një markë me bazë në SHBA që krijon rroba banje për fëmijët me aftësi të kufizuara, duke prodhuar stile me mbyllje anësore me velcro dhe hapje për tubat e ushqimit.
Themeluesja e Chromat Becca Mccharen-Tran tha se shfaqja e markave gjithëpërfshirëse sinjalizon një “ndryshim më të madh” në të gjithë industrinë.