Tirana ka ngritur sot lart trofeun e kampionit në Superiore duke kurorëzuar një sezon të shkëlqyer të bardhebluve të cilët dominuan kampionatin shqiptar.

Trofeu shkoi në duart e kapitenit Erion Hoxhallari pas ceremonisë që u organizua për t’i dhënë medaljet e fituesit të gjithë protagonistëve të këtij sezoni.
Tifozët iu bashkuan menjëherë ekipit për festën bardheblu, duke pushtuar fushën e stadiumit “Selman Stërmasi” që të ishin dhe ata pjesë e festës me idhujt e tyre.
Arena e Lajmit
Loading…
and then