Cillian Murphy, si ‘njeriu që lëvizi tokën’/ Publikohet traileri i ‘Oppenheimer’, detajet që nuk duhet t’i humbisni

Screenshot-2022-07-29-163344-2

Traileri i parë i ‘Oppenheimer’ më në fund është publikuar dhe duket se Christopher Nolan tashmë po përpiqet të na lërë gojëhapur.

Ky trailer kryesisht bardh e zi ka dhënë një panoramë të shkurtër të rolit të Cillian Murphy si ‘babai’ i bombës atomike, J. Robert Oppenheimer. Atij do t’i bashkohen në film Florence Pugh, Robert Downey Jr., Matt Damon, Rami Malek, Emily Blunt, etj. Megjithatë, ajo që është interesante në lidhje me trailerin e ‘Oppenheimer’ është se ai është krijuar si një ‘livestream’, me versione që ndryshohen shumë pak. Në mënyrë të veçantë, numërimi mbrapsht që shfaqet në fillim të trailerit në të vërtetë ndryshon me çdo përsëritje, duke shkuar drejt ditës së publikimit.

Që nga koha e shkrimit të këtij artikulli e deri te publikimi i filmit kanë mbetur: 11 muaj, 16 ditë, 21 orë, 7 minuta, 12 sekonda.

Traileri fillon me një pamje të asaj që duket se janë atome në lëvizje, ndërsa zëri i gruas së Oppenheimer, Kitty, e luajtur nga Emily Blunt, thotë: ‘Bota po ndryshon, po reformohet. Ky është momenti juaj.’ Pasi akrepat e orës fillojnë të lëvizin dhe Murphy merr kapelën e tij, dëgjohet një personazh tjetër duke thënë: ‘Ky njeri, ai është kaq i zgjuar.’ Gjithashtu tregohen pamje të ndryshme të zjarrit dhe energjia atomike, gjatë të cilave dëgjohet se ‘forca nga e cila dielli e merr fuqinë e tij është liruar’.

Regjistrimi i filmit filloi janarin e kaluar dhe ekipi filmoi në kampusin e Universitetit të Kalifornisë, Berkeley, ku më parë jepte mësim Oppenheimer. Ekuipazhi lëvizi nëpër vende të ndryshme përpara se xhirimet të përfundonin majin e kaluar. Filmi bazohet në biografinë ‘American Prometheus: The Triumph and Tragedy of J. Robert Oppenheimer’, e cila është shkruar nga Martin J. Sherwin dhe Kai Bird.

Robert Oppenheimer është krijuesi i bombës atomike, një fizikan amerikan. Kur mësoi se bomba e tij ishte hedhur mbi Hiroshima më 6 gusht në 1945 dhe kishte shkaktuar viktima, të lënduar dhe shkatërrime, ai e quajti veten “shkatërrues të botëve”.

‘Oppenheimer’ është filmi më i fundit i Christopher Nolan që nga publikimi i filmit “Tenet” në vitin 2020. Filmi do t’i rikthejë fansat e regjisorit në kinema më 21 korrik 2023.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×