
Është shpallur verdikti për Coleen Rooney vs Rebekah Vardy pas një sage të gjatë.
Në vitin 2019, Rooney, gruaja e ish-yllit të Anglisë, Wayne, akuzoi Vardy se ka nxjerrë lajme të rreme për të në media si ‘The Sun’. 36-vjeçarja shkoi në Twitter për të bërë një deklaratë ku thoshte se ishte Vardy përgjegjëse për publikimin e lajmeve sepse i kishte bllokuar të gjithë në Instagramin e saj privat, përveç Rebekahs e cila i kishte parë Storyn.
Lol the fake stories Coleen planted to entrap Vardy. Love Coleen. Absolute legend of the game pic.twitter.com/Sge0MAS6yX
— Nooruddean (@BeardedGenius) May 17, 2022
Vardy i mohoi menjëherë akuzat dhe e paditi Rooneyn për shpifje, duke çuar në një gjyq nëntë-ditor në ‘Gjykatën e Lartë të Londrës’. Dhe pas gati tre vjet dramë, vendimi tani është arritur dhe Rooney ka fituar çështjen.
Gjykatësja Justice Steyn bëri sot me dije vendimin dhe tha se ka të ngjarë që ish-agjentja e Vardy-t, Caroline Watt, duke i dërguar Storyt ‘The Sun’. Por ajo e kishte marrë screenshot-in nga Vardy.
Gjyqtarja arriti në përfundimin se “pjesë të rëndësishme” të provave të Vardy nuk ishin të besueshme dhe se kishte shumë raste kur provat e saj “ishin qartazi në kundërshtim me provat dokumentare, evazive ose të pabesueshme”.
Gjykatësi përfundoi: “Ka të ngjarë që zonja Vardy të ketë fshirë qëllimisht bisedën e saj në WhatsApp me zonjën Watt dhe se zonja Watt qëllimisht e ka hedhur telefonin në det.” Për shkak se juritë në fakt janë shfuqizuar për gjyqet për shpifje në Angli dhe Uells, nuk ka asnjë vendim të menjëhershëm se kush e fitoi çështjen. Vendimi u publikua në internet në mesditën e së premtes. Ekipi i Vardy i kishte thënë gjykatës se jeta e saj ishte bërë ferr nga akuza publike e Rooney, gjë që e bëri atë pre të talljeve, abuzimeve në mediat sociale dhe ofendimeve kur burri i saj luante futboll.
Avokati i saj, Hugh Tomlinson, tha se klientja e tij do të duhej të kishte qenë “shumë e zgjuar ose shumë cinike” që të kishte ndërmarrë fshirjen manuale të mesazheve të WhatsApp. Ai tha se do të ishte një “komplot jashtëzakonisht i ndërlikuar” të fshiheshin të gjitha provat.