Kërkon me ngulm ribashkimin me Brojën, trajneri anglez fillon planet për sulmuesin shqiptar

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Armando Broja, është një nga emrat më të lakuar në këtë merkato vere, i cili kërkohet nga shumë klube angleze, por jo vetëm.

broja

Së fundmi, ai që ka shfaqur interes për 20-vjeçarin është Frenk Lampard, i cili është i pari trajner që i ka dhënë mundësinë të debutojë si profesionist me bluzën e Çelsit.

Ish-mesfushori anglez po kërkon që të bëjë një Everton që të konkurrojë për më shumë sezonin e ardhshëm, me Brojën dhe me disa talente të tjerë që kanë qenë në akademinë e Çelsit në fokus të merkatos.

Gjithsesi për të arritur te sulmuesi kuqezi do të jetë e vështirë për Lampard, pasi Çelsi ende nuk e di nëse do ta mbajë në skuadër Brojën, apo do ta shesë, me shumë klube që janë gati të ofrojnë për shërbimet e shqiptarit.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×