Ndodh edhe kështu! Kishte parkuar makinën e policisë te vijat e bardha, gjobitet efektivi

Whatsapp Image 2022 07 06 At 4.29.08 Pm

Një efektiv policie, i cili është denoncuar nga qytetarë teksa ka ndaluar mjetin te vijat e bardha, është gjobitur.

Rasti në fjalë është regjistruar në Lezhë.

NJOFTIMI I POLICISË

Në lidhje me një foto të postuar në rrjetet sociale, e cila bën fjalë për një rast denoncimi të një qytetari, për parkimin e automjetit të Policisë, në vijat e bardha, në qytet Lezhë, ju sqarojme se:
Shërbimet e Policisë Rrugore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë kanë kryer menjëherë verifikimet dhe kanë ndëshkuar me masë administrative (gjobë), me vlerë 2000 lekë, për shkeljen rrugore “Ndalimi i qëndrimit dhe pushimit të mjeteve”, parashikuar nga neni 156/1/g i Kodit Rrugor, punonjësin e Policisë që ka pushuar mjetin, në vendin që tregohet në foto.

Gjithashtu, ndaj punonjësit të Policisë, inspektor A. D. ka filluar ecuria disiplinore, për shkelje dhe cenim të imazhit të Policisë së Shtetit, bazuar në Rregulloren e Policisë së Shtetit, miratuar me VKM nr.750, datë 16.09.2015.
Policia e Lezhës falënderon mediat, për denoncimin e rasteve të tilla, dhe i fton që të vijojnë të denoncojnë raste të tjera të paligjshmërisë, duke iu garantuar reagim të shpejtë, profesional dhe të paanshëm.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×