VIDEO/ Kujdes kur ndërroni korsinë, droni ju vëzhgon. Ja shkeljet e shoferëve në disa rrugë të Tiranës

Shkelje

Policia e Tiranës ka publikuar pamjet me dron që kanë zbuluar shkelës të qarkullimit rrugor në kryeqytet. Kryesisht këto shkelje lidhen me ndërrimin e korsisë.

“Në këto pamje të monitorimit me “👁Dronin edukues👁” evidentohen drejtuesit e mjeteve që nuk respektojnë rregullat e pozicionimit të mjeteve në korsinë e duhur, sipas drejtimit të lëvizjes.
Kujdes!
Ndryshimi i drejtimit apo i korsisë duhet të kryhet në përputhje me parashikimet e nenit 152 të Kodit Rrugor. Ec me kujdes, respekto rregullat e qarkullimit rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×