Zjarri në banesën në Tiranë ku humbi jetën foshnja 6 muajshe dhe u plagos gjyshja, policia tregon se si ndodhi ngjarja

Screenshot 20220708 004204 Whatsapp

Policia ka dhënë detaje se si ndodhi ngjarja e rëndë në Tiranë, ku një foshnjë humbi jetën si pasojë e rënies së zjarrit. Ngjarja ndodhi sot në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Gani Domi”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht banesa e shtetases me inicialet J. L.

Si pasojë ka ndërruar jetë një foshnje 6 muajshe, ndërsa shtetasja J. L., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×