
Millie Court dhe Dua Lipa janë bërë pikesha të mira dhe e treguan këtë me një foto të shpërndarë në Instagramin e yllit të ‘Love Island’. Këngëtarja e muzikës pop dukej mahnitëse teksa pozoi përkrah yllit të reality-showt–e cila së fundmi është ndarë nga i dashuri i saj Liam Reardon – në prezantimin e ‘PUMA x Dua Lipa’.
Të dyja mahnitëse u shfaqën me tuta sportive, teksa Millie, 25 vjeçe, shfaqi barkun e tonifikuar me një bluzë të shkurtër. Bukuroshja bionde i kishte kapur flokët bisht, ndërsa mbante vathë të vegjël ngjyrë të artë. Ish-ylli ‘Love Islander’ zgjodhi një grim veror në ngjyrë bronzi, ndërsa buzëqeshte pranë krijueses së hitit ‘Hotter Than Hell’.
View this post on Instagram
Mikeshat e reja janë afruar në prezantimin e koleksionit të ri PUMA të Duas në Bistrotheque në Londër në fillim të korrikut. Postimi i Millie për dy milionë ndjekësit e saj të shtunën ishte me mbishkrimin: ‘Matchy-matchy me zemrën time… Një natë kaq argëtuese për të festuar lançimin e #PumaXDua @puma.’ Dua u shfaq me një kostum ngjyrë të zi, flokë të lëshuara dhe grim natyral.
Dua Lipa ka lançuar koleksionin e saj të dytë me PUMA, duke pozuar në një fotosesion mahnitës për të nisur bashkëpunimin. Ajo mahniti me modelet e saj sportive, duke realizuar një sërë pozash në linjën me emrin në gjuhën shqippe ‘Flutur’.
View this post on Instagram