Kurbin/ Mbolli oborrin e shtëpisë me kanabis, arrestohet 59-vjeçari. Edhe një 50-vjeçar në kërkim, kishte parcelë hashashi dhe automatik (FOTO)

36906280 Bc47 41fc B2c1 8ab641765ad4

Gjatë 24 orëve të fundit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Loading”, janë evidentuar dhe goditur 2 raste të kultivimit të bimëve narkotike në zonën e Kurbinit. Forcat e rendit pasi kanë zbuluar parcelat me kanabis kanë bërë edhe asgjësimin me djegie të bimëve që kultivoheshin në 2 ambiente të hapura.

Ndërkohë në njërin nga këto ambiente, është gjetur dhe sekuestruar edhe një armë zjarri automatik, ndërsa në pranga ka përfunduar një 59-vjeçar dhe në kërkim është shpallur një tjetër.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, bazuar në informacione të marra në rrugë operative, për dy shtetas që kishin kultivuar bimë narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Loading”.

Si rezultat i këtij operacioni janë evidentuar dhe goditur 2 raste të kultivimit të bimëve narkotike, konkretisht:

Në Fushë Milot, Kurbin, në oborrin e banesës së shtetasit B. K., 59 vjeç, banues në Fushë Milot, Kurbin, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotikë cannabis sativa të kultivuara, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. K., për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

Në një sipërfaqe toke në fshatin Shullaz, janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, si dhe një armë zjarri automatik me një sasi municioni luftarak. Në vijim të veprimeve hetimore është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i dyshuar i këtyre veprimtarive kriminale, shtetasi K. M., 50 vjeç, banues në Shullaz, Kurbin, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”. Vijon puna për kapjen e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×