Drejtuesit e mjeteve si “mos më keq”, ngelin në teori dhe rikthehen në Autoshkollë 5 shoferë që u ritestuan pasi iu hoqën pikët e patentës

Patenta Me Pike 740x383 1 740x375 1

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor në një njoftim për mediat zbulon se edhe në testimin e radhës të disa drejtuesve të mjeteve që kanë humbur të gjitha pikat në lejet e tyre të drejtimit, rezultatet kanë qenë negative.

Me mesazhin: “S’ka shpëtim përveçse riedukimit!”, DPSHTRR sqaron se sot ishte hera e dytë e testimit për norma sjellje, për ata shkelës të rëndë të rregullave të qarkullimit që me aktet e reja në fuqi për të rifituar të drejtën e patentës duhet të regjistrohen nga e para në Autoshkollë e t’i rinënshtrohen testit teori-praktikë!

Sipas njoftimit, nga 18 persona të riregjistruar, u paraqitën vetëm 5. Lajmi shokues është se që të 5-t këta drejtues mjetesh në ritestim u rrëzuan në testin e teorisë, çka i ridërgon ata nga e para në Autoshkollë për t’u ripërgatitur, dhe për t’u riparaqitur për testim brenda një afati 30 ditor (me vetëm 1 mundësi prove)!

Gjithashtu bëhet me dije se këta persona kishin marrë leje drejtimi për herë të parë në vitet: 1994, 2007, 2010, 2014 dhe 2019!

“I bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve: respektoni normat e qarkullimit rrugor sepse nëse do t’i humbni të gjitha pikët, do të riktheheni në Autoshkollë dhe më pas nën monitorim të rreptë do të rifitoni patentën vetëm nëse nuk keni mbi 3 gabime në pyetësorin me 30 fjali si edhe nëse kaloni në testin e praktikës! Këtë kohë, angari e kosto mund t’ia shmangni vetes duke u sjellë korrekt në timon e duke mos rrezikuar veten dhe të tjerët në rrugë! Ju jeni problemi dhe po ju jeni zgjidhja!”, thuhet në njoftimin e DPSHTRR.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×