Iu sekuestrua pallati, ndërtuesi: Dokumentet janë në rregull! Vendimi i gjykatës i padrejtë

Bekteshi

Ndërtuesi i pallatit i cili është sekuestruar nga Gjykata në Vlorë Bektash Petoshati, ndërsa ka folur për mediat është shprehur se nuk e ka të qartë se çfarë ka ndodhur.

Sipas tij bëhet fjalë për një falsifikim që mund të jetë bërë para 20 vitesh.

“Unë jam ndërtuesi dhe jam investitor në masën 80%. Unë kisha dëgjuar disa herë, pasi pala tjetër që pretendon për objektin ka kontaktuar disa herë me mua. U kam thënë personave që kanë kontratën me mua që ta zgjidhin këtë situatë sepse po rëndohem për një gjë që s’ka lidhje me mua.

Më kanë thënë që e kemi të saktë. Janë 2 pronarë, prona e parë më kanë thënë që është shumë në rregull. Tjetra, një banesë 37.5 metra katrorë pretendohet se është një dokument i falsifikuar që unë nuk e kam parë. Për mendimin tim vendimi i gjykatës është i pandershëm. Ne do të bëjmë ankimin sipas ligjit”, ka thënë ai.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×