
Rita Ora na ka treguar gjatë udhëtimit të saj në Paris se mund të dukemi seksi dhe shumë klas dhe me veshje ‘casual’ dhe sportive. Megjithatë, paraqitja e saj e fundit në Monte Carlo i ka lënë të gjithë gojëhapur.
Ditët e fundit këngëtarja me origjinë shqiptare ka qenë në një udhëtim në qytetin e dashurisë dhe modës me të fejuarin e saj Taika Waititi dhe dy vajzat e tij. Pasi shijoi qytetin, me vizita në muzeume, mori pjesë në koncertin e Ed Sheeran, Rita u ngjit vetë në skenë në ‘Festivalin Veror të Monte Carlo’. Këngëtarja 31 vjeçare dukej në super formë me një fustan me shkëlqim.
Fustani me një krah të gjatë i Ritës kishte detaje rrethore në të gjithë ngjyrën kafe dhe jeshile, me yllin që e kombinoi me një palë geta me rrjet.
Rita kishte veshur gjithashtu gjysmëçizme të zeza me taka, një palë vathë ari, byzylykë dhe shumë unaza. Flokët ajo i kishte bërë me onde dhe kishte vendosur një makeup minimalist.
-LEXO EDHE:
Me klas dhe shumë seksi, çfarë të vishni në vizitën e radhës në një muze apo galeri arti sipas Rita Orës
Stilin e ‘vajzës elegante dhe chic’ në Paris nuk e bën askush më mirë se Rita Ora
Vijon sfilata e “veshjeve të bukura” të Rita Orës në Paris/ Këngëtarja mahnit me paraqitjen e saj