EMRAT/ Kush janë dy burrat që u bllokuan brenda pusit, policia: Nxirren me shenja jete dhe nisen drejt spitalit

Pus Uji

Policia e Mallakastrës njofton se janë nxjerrë të gjallë nga pusi dy burrat, të cilët kishin hyrë për ta pastruar dhe ishin bllokuar brenda.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për “BalkanWeb” se ishin bllokuar brenda pusit shtetasit Bledar Bregu dhe Besnik Veliaj.

Informacion paraprak

Sot, rreth orës 11:40, në fshatin Lofkënd, duke pastruar në një pus uji kanë rënë shtetasit B. B., 33 vjeç dhe B. V., 38 vjeç.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe forcat e zjarrfikëse të cilët bënë të mundur nxjerjen e dy shtetasve nga pusi me shenja jete, dhe po transportohen në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×