
Armë dhe supë pule- dy gjëra që nuk na bëjnë shumë sens në një foto. Por, kjo nuk vlen nëse jeni një komedian si Olsi Bylyku, që shfytëzon çdo gjë për humor në rrjetet sociale.
Aktori ndodhet në xhirimet e një projekti të ri (rreth të cilit nuk ka dhënë detaje) e prej andej ka ndarë një foto në Instastory ku shihet duke konsumuar një supë. Mirëpo, në foto shihet po ashtu edhe një armë. Arsyeja?
“Kur je duke ngrënë supë pule, por ke frikës mos të vijnë familjarët e supës që je duke ngrënë!”- ka shkruar ai me humor teksa foton e ka shoqëruar me një emoji që tregon se ndodhet në xhirime.
Kjo vjen pak pas shtrimit të tij në spital. Lajmin e bëri të ditur vetë ai përmes një postimi në Instastory ku shfaqej në spitali me dy vigonët e serumeve në duart. “I fortë”- shkroi ai krahas fotos, duke mos dhënë asnjë detaj rreth arsyes dhe problemit shëndetësor që ka pasur.
Megjithatë pak ditë më parë, ai është larguar nga spitali. Me anë të një statusi të postuar po në Instagram, ai shprehej i emocionuar me mesazhet dhe mbështetjen që ka marrë nga ndjekësit e tij, duke i quajtur “kura më e mirë në botë”, ndërsa i siguron që është shumë mirë. Në fund aktori e mbyll duke thënë se do t’i rikthehet menjëherë aktivitetit “më fuqishëm se kurrë”.
“Betohem në Zot se mesazhet dhe shqetësimi juaj janë kura më e mirë në botë. Në pamundësi për tu kthyer të gjithëve mesazh desha t’ju njoftoj se ndihem shumë mirë dhe çdo gjë është okay. Ju dua fort të gjithëve dhe ju përqafoj me shpirt. Shihemi këtë javë me super fuqi”– shkruante Olsi.