Marvin Matip, vëllai i lojtarit të Liverpulit, Joel Matip, u sulmohet me gaz lotsjellës para stadiumit në Paris, teksa u detyrua të largohej bashkë me gruan e tij shtatzënë. Çifi u akomodua në një restorant në Paris, pasi tek tifozët e Liverpulit u hodh gaz lotsjellës.
Arsyeja pse u hodh gaz lotsjellës tek tifozët e Liverpulit është pasi shumë prej tyre që s’kishin bileta për të hyrë në stadium tentuan të futeshin dhunshëm.
“Organizimi përreth dhe në stadium është i padenjë për një finale të Champions-it. Përdorimi i gazit lotsjellës në zonat me fëmijë dhe gra shtatzënë është i rrezikshëm”, u shpreh ai në lidhje me ngjarjen.
Arena e Lajmit

Loading…