E kapën mat me të dashurën gazetare në jaht, shpjegohet Nagelsman: Do isha i pari që shkarkohesha nga puna

fddg-2

Julian Nagelsman është bërë këtë verë protagonist edhe jashtë fushës së lojës. Trajneri i Bajern Mynih u nda nga bashkëshortja e tij, me të cilën ishte bashkë prej 15 vitesh, pasi ka nisur një histori të re. Gjithçka u mbajt sekrete deri në momentin kur ai u fotografua për në një jaht në Ibiza me të dashurën e re, Lena Vurzenberger.

Nuk do të kishte asgjë të çuditshme po të mos ishte fakti se Lena është një gazetare e “Bild” e cila mbulonte pikërisht Bajernin dhe shkruante vazhdimisht lajme rrethi situatës së klubit bavarez. Në Gjermani është interpretuar kjo lidhje si një rrjedhje informacionesh nga Nagelsman i cili normalisht do të flasë për punën e tij me personin që ka përkrah. “Bild” e largoi gazetaren nga posti i saj në mbulimin e Bajernit, ndërsa tani Nagelsman ka folur publikisht rreth kësaj çështje duke insistuar se nuk ka bërë “spiunazh”.

sdfsdfsdfdffdf

“Të jem i sinqertë, nuk dua që të dëmtoj karrierën time”, tha trajneri për “FAZ” duke iu përgjigjur edhe akuzave të Stefan Efenberg se kjo mund të ndikonte te besimi i lojtarëve ndaj tij. “Si trajner, varesh 100% nga mënyra se si lojtarët e tu implementojnë idetë që ke. Realisht e kuptoj që këto akuza mund të vijnë, por çfarë interesi kam që të them gjërat ndryshe”, vijoi ai.

sdfsdfdsfffsdfsdfsdfsdfdfsdf

“Unë do të isha i pari që do të shkarkohesha nga puna”, siguroi tekniku kur u pyet nëse lidhja e tij me gazetaren, mund të bëhej problem nëse do të zbulohej se prej saj do të kishte rrjedhje informacionesh në media.

sdfsdfdsfffff

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×