Theu bojkotin e proceseve gjyqësore, kush është avokati që iu pezullua licenca nga Komisioni i Disiplinës (Emri)

Drejtesia

Komiteti i Disiplinës pranë Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë ka marrë sot vendimin për pezullimin për një periudhë 3 mujore, të licensës së një avokati.

Burime thanë për BalkanWeb se personi ndaj të cilit është marrë masa disiplinore, është Av. Nexhip Dauti, pjesë e Dhomës së Avokatisë së Fierit.

Si pasojë e Hartës së re gjyqësore, ishte marrë vendimi që avokatët në vend duhet të bojkotonin proceset gjyqësore, si shenjë revolte për mospranimin e hartës dhe pasoja që passjell ajo.

Komiteti do të shqyrtoje sot edhe 15 ankesa për avokatët.

Njoftimi:

Komisioni Disiplines, sot ne daten 13.06.2022 VENDOSI :

Pezullimin e licenses profesionale te Av. Nexhip Dauti per nje periudhe 3 mujore duke e konsideruar shkelje te rende “thyerjen e bojkotit” nga ky avokat i Dhomes Fier.

Ju lutem, respektoni vendimin e DHASH, bojkoti vazhdon!

20e3aee8 9574 4f2c A636 D0bb1cfaf118

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×