
Pamjet e rënda që shihni në këto foto, janë nga aksidenti i ndodhur në aksin Milot- Rrëshen, ku një makinë humbi kontrollin dhe u përplas fillimisht me barrierën e më pas doli nga rruga, duke mbetur të plagosur dy të rinj.
Gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se një automjet tip “Wolsvagen” ka humbur kontrollin duke u përplasur me barrierën mbrojtëse dhe më pas ka përfunduar poshtë rrugë.
Burime bëjnë me dije se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur rëndë dy të rinj nga Tropoja. Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po punohet për rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti.