Reali arriti mbrëmjen e djeshme kundër Liverpulit të fitonte për herë të 14-të Champions Ligën.
Ky sukses i “Los Blancos” tregon kështu dominimin e spanjollëve në këtë kompeticion ku ekipet e La Ligas kanë arritur të fitojnë 10 nga 21 edicionet e fundit.
Ky fakt është evidentuar dhe nga faqja zyrtare e kampionatit spanjoll, e cila ka publikuar një tabelë ku duket qartë diferenca me kampionatet e tyre, me Premier Ligën që në shekullin e 21-të ka pasur 5 ekipe fitues e ndjekur nga Seria A me 3, Bundesliga me 2 trofetë e fituara nga Bajerni dhe kampionati portugez që krenohet me suksesin e Portos së Zhoze Murinjos në vitin 2004.
View this post on Instagram
Arena e Lajmit

Loading…