U gjet i pajetë në grykëderdhjen e Semanit, policia: Dyshohet se 40-vjeçari është mbytur

1801 Drejtoria E Policise Se Qarkut Te Fierit Foto Rrapo Isufaj 770x439 C1520191452

Policia e Fierit ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me trupin e pajetë që u gjet sot në grykëderdhjen e Semanit.

Sipas policisë, trupi, që mendohet se i përket një 40-vjeçari, dyshohet se është mbytur.

NJOFTIMI I POLICISË
Sot, rreth orës 18:00, në plazhin e fshatit Ndërnënas, Fier, në breg të detit, është gjetur i pajetë, dyshohet i mbytur, një shtetas rreth 40 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e viktimës, nuk dallohen shenja dhune. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×