Takimi në Tiranë, Toti përgatit rikthimin e bujshëm te Roma/ Pritet t’i besohet roli i…

Françesko Toti është duke menduar rikthimin e bujshëm te Roma. Sipas raportimeve që vijnë nga Italia, “Corriere Dello Sport”, zbulon se legjenda e klubit verdhekuq, ka pasur një takim me drejtuesit e Romës në Tiranë dhe gjasat janë të mëdha që ai të rikthehet si drejtor teknik i klubit kryeqytetas.

Toti

Ende nuk është vendosur përfundimisht, por gjasat e rikthimit të legjendës te Roma, duken të shumta, teksa në ditët në vijim pritet të kemi edhe “tymin” e bardhë.

Toti do të kishte të njëjtin rol si Paolo Maldini te Milani apo Javier Zanetti te Inter. Është koha që palët të lenë pas krahëve mërzitjet dhe plagët e hapura në vitin 2019, kur Toti u nda nga klubi dhe menaxhmenti i Palotës, në mënyrë jo fort të këndshme.

Tirana pritet të jetë pikënisja e një bashkëpunimi të frytshëm mes palëve. Vlen të theksohet fakti se në finale e ditës së mërkurë mes Romës dhe Fejnord, legjenda Toti ishte i ftuar special i Federatës Shqiptare të Futbollit, për të ndjekur nga shkallët e stadiumit, finale historike.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×